Sot mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, Osmani përfaqëson Kosovën
Në Bruksel sot do të mblidhen liderët e vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor kjo për shkak të samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet atje. Kosovën në këtë samit do ta përfaqësoj presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “Temë kryesore e Samitit pritet të jetë zgjerimi i BE-së me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor, si dhe…
Lajme
Në Bruksel sot do të mblidhen liderët e vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor kjo për shkak të samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet atje.
Kosovën në këtë samit do ta përfaqësoj presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Temë kryesore e Samitit pritet të jetë zgjerimi i BE-së me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor, si dhe do të trajtohen në veçanti: Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Plani Ekonomik dhe i Investimeve, Agjenda e Gjelbër dhe Digjitale për Ballkanin Perëndimor, si dhe fusha të tjera si Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë, luftimi i kërcënimeve hibride dhe kibernetike, dhe migracioni”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.
Takimet janë paraparë të nisin në orën 17:30 pasdite, ndërsa më pas një konference për media në orën 19:30.
Bëhet e ditur se do të ketë edhe një darkë pune të liderëve, që pritet të fillojë në orën 20:30. /Lajmi.net/