Bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës dhe INTERPOL-it, realizohen gjithsej 80 ekstradime gjatë këtij viti
Policia e Kosovës, të gjitha strukturat e saj, gjatë këtij viti kanë vazhduar aktivitetet në realizimin e detyrave që dalin nga Plani Zhvillimor Strategjik 2021-2025 dhe kryerjen e detyrave rutinë-ditore në fushën e sigurisë. Kështu edhe Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (DBNP–ILECU), gjatë periudhës janar-nëntor 2024, ka realizuar aktivitetet në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar,…
Lajme
Policia e Kosovës, të gjitha strukturat e saj, gjatë këtij viti kanë vazhduar aktivitetet në realizimin e detyrave që dalin nga Plani Zhvillimor Strategjik 2021-2025 dhe kryerjen e detyrave rutinë-ditore në fushën e sigurisë.
Kështu edhe Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (DBNP–ILECU), gjatë periudhës janar-nëntor 2024, ka realizuar aktivitetet në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar, aktivitete e rezultate të cilat do të pasqyrohen më poshtë:
Shkëmbimi i informacionit ndërkombëtar:
• Përmes kanaleve zyrtare të komunikimit, DBNP ka shkëmbyer gjithsej 18,528 informata me shtete të ndryshme të botës.
Ekstradimet ndërkombëtare:
• Janë realizuar gjithsej 80 ekstradime, 30 persona janë ekstraduar nga Kosova në vende të tjera përmes bashkëpunimit me INTERPOL-in dhe EUROPOL-in dhe 50 persona janë arrestuar në shtete të huaja dhe ekstraduar në Kosovë.
Pjesëmarrja në operacione ndërkombëtare në kuadër të EMPACT-it:
• Policia e Kosovës ka marrë pjesë aktive në tri aktivitete të EMPACT-it (Ditët e Veprimit të Përbashkët – JAD), të mbështetura nga EUROPOL-i. Fokusi i këtyre operacioneve ka qenë Kontrabanda e armëve, Trafikimit me njerëz dhe Kontrabanda me emigrantë.
Zyrtarë policorë nga DBNP-ja, do të vazhdojnë bashkëpunimin me organizata policore ndërkombëtare dhe me policitë e shteteve mike në realizimin e objektivave në fushën e sigurisë globale, luftimin e krimeve ndërkombëtare dhe ndjekjen e vënien para drejtësisë të personave të kërkuar me urdhër-arreste ndërkombëtare.