Prodhuesi turk: Fabrika do të prodhojë municione me standarde të NATO-s, krenar për vendin tonë mik Kosovën

Kosova ka nënshkruar kontratë me prodhuesin shtetëror turk “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE), për vënien në funksion të fabrikës së municioneve. Prodhuesi turk përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se fabrika do të prodhojë municion në përputhje me standardet e NATO-s. Ky projekt është një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit…

Lajme

17/12/2024 13:25

Kosova ka nënshkruar kontratë me prodhuesin shtetëror turk “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE), për vënien në funksion të fabrikës së municioneve.

Prodhuesi turk përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se fabrika do të prodhojë municion në përputhje me standardet e NATO-s.

Ky projekt është një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit midis Turqisë dhe Kosovës, duke kontribuuar në eksportet e industrisë mbrojtëse të Turqisë dhe duke mbështetur shtetin e Kosovës në forcimin e kapaciteteve të tij mbrojtëse.
“Nënshkruam marrëveshje për themelimin e një fabrike moderne në Kosovë që do të prodhojë municione sipas standardeve të NATO-s. Jemi krenarë që kemi kontribuuar në eksportet e industrisë së mbrojtjes së Turqisë duke forcuar vendin tonë mik dhe motër Kosovën me këtë kontratë të nënshkruar”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kontrata përfshin furnizimin me makineri prodhuese, trajnimin e stafit, mirëmbajtjen për një periudhë të caktuar kohore, si dhe pajisjen me sisteme për testim të cilësisë dhe kalibrim.

Pas nisjes së prodhimit, fabrika do të funksionojë si ndërmarrje publike dhe do të jetë markë 100% vendore.

Më 27 nëntor, Qeveria e Kosovës bëri hapin e parë drejt ngritjes së industrisë së saj ushtarake. Kurti tha se vendimin të cilin e mori para mbledhjes së qeverisë përbën një hap të domosdoshëm për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të ushtrisë.