Ndotje ekstreme në hyrje të Prishtinës, “Viva Fresh Store” e bën ajrin si në Obiliq
Në Prishtinë qytetarët kanë probleme të shumta, e një ndër to është edhe ajri tejet i ndotur. E për të “kontribuar” që ajri të jetë edhe më i dëmshëm siç duket po kontribuon hapur edhe një prej bizneseve më të mëdha në vend “Viva Fresh Store”. Në hyrje të Prishtinës, saktësisht në Veternik është bërë…
Lajme
Në Prishtinë qytetarët kanë probleme të shumta, e një ndër to është edhe ajri tejet i ndotur.
E për të “kontribuar” që ajri të jetë edhe më i dëmshëm siç duket po kontribuon hapur edhe një prej bizneseve më të mëdha në vend “Viva Fresh Store”.
Në hyrje të Prishtinës, saktësisht në Veternik është bërë ndotje ekstreme e ajrit, pikërisht nga ngrohëset që përdorin këta të fundit.
Më saktësisht kjo ndotje e ajri ngjason me atë të Obiliqit- për të cilën flasin të gjithë.
Nuk dihet nëse ndokush është marrë më herët me këtë problem që po krijon biznesi në fjalë, por që padyshim është tejet e dëmshme.
Duhet përkujtuar që ajri i ndotur nga një përzierje e tymit, pluhurit dhe hirit ka një erë të rëndë e që ngacmon edhe kanalet e frymëmarrjes./Lajmi.net/