Miftaraj me ironi: Më ftuan Prokuroria, ju tregova që kam me lu futboll e i ftova në stadion me ma marr dëshminë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte ftuar nga Prokuroria Speciale për të dëshmuar por pasi që ishte jashtë vendit nuk shkoi të dëshmonte. Ai i ka ftuar Prokurorinë Speciale në zyrën e tij në një ditë dhe orë të përshtatshme për të dyja palët, shkruan lajmi.net. Ndaj kësaj “ftese” të Kurtit ka reaguar me ironi…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte ftuar nga Prokuroria Speciale për të dëshmuar por pasi që ishte jashtë vendit nuk shkoi të dëshmonte.
Ai i ka ftuar Prokurorinë Speciale në zyrën e tij në një ditë dhe orë të përshtatshme për të dyja palët, shkruan lajmi.net.
Ndaj kësaj “ftese” të Kurtit ka reaguar me ironi drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj i cili e ka improvizuar një situatë të tij të ngjashme.
“Me ftuan prokuroria si deshmitar ne nje rast penal. Fola me prokurorin, i tregova se sonte kam me shku me shiku futboll, dhe i propozova me ardh prokurori me ma marr deshmine ne stadion. Mbeti prokurori me fol me administraten, me zyrtarin ligjor, procesmbajtesin qe me sjell me vete laptopin dhe printerin ne stadion. Pas deshmise, e printojme procesverbalin dhe e nenshkruaj. Besoj se e gjejme nje kabllo te rrymes per printer. Ne emer te sundimit te ligiit, luftes kunder korrupsion dhe qeverise me duar te pastra e bera kete sakrifice”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.
Ai mes tjerash ka thënë se askush nuk mund të jetë mbi ligjin.
“Shteti nuk guxon me leju askend te tallet ne kete menyre kaq primitive. Ligji i barabarte per te gjithe. Askush mbi ligjin, per me teper askush mbi shtetin”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: