Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë mbajnë mbledhje të përbashkët me 20 dhjetor – Synimi është agjenda e përbashkët evropiane

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila deklaroi se mbledhja e dy kuvendeve – Kosovës dhe Shqipërisë – do të mbahet të premten në orën 11:00. “U njoftuam për takimin e përbashkët, u mor edhe vendimi për agjendën. Takimi i fundit për këtë legjislaturë do të mbahet të premten nga ora 11:00.…

Lajme

16/12/2024 12:36

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila deklaroi se mbledhja e dy kuvendeve – Kosovës dhe Shqipërisë – do të mbahet të premten në orën 11:00.

“U njoftuam për takimin e përbashkët, u mor edhe vendimi për agjendën. Takimi i fundit për këtë legjislaturë do të mbahet të premten nga ora 11:00. Synimi i përbashkët është agjenda e përbashkët evropiane”, tha Kusari-Lila.

Nga Kuvendi i Shqipërisë do të jenë të pranishëm 70 deputetë.

Pas mbledhjes së kryesisë, ajo theksoi se ka qenë e nevojshme mbajtja e seancave për marrëveshjet ndërkombëtare.