Prokuroria e konfirmon se Kurti s’mund të paraqitet për intervistim: Do të bëjmë edhe një ftesë tjetër

Nga Prokuroria Speciale janë deklaruar në lidhje me ftesën që i ishte bërë kryeministrit Albin Kurti për t’u paraqitur sot në Prokurori. Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi ka njoftuar se janë informuar nga Zyra e Kryeministrit se ai është në udhëtim jashtë vendit dhe se s’do të mund të paraqitet. “Siç jeni në dijeni…

Lajme

16/12/2024 10:19

Nga Prokuroria Speciale janë deklaruar në lidhje me ftesën që i ishte bërë kryeministrit Albin Kurti për t’u paraqitur sot në Prokurori.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi ka njoftuar se janë informuar nga Zyra e Kryeministrit se ai është në udhëtim jashtë vendit dhe se s’do të mund të paraqitet.

“Siç jeni në dijeni Prokuroria Speciale përmes  thirrjes së rregullt ka ftuar kryeministrin Kurti për intervistim në cilësinë e dëshmitarit në hetimet në një rast penal që kjo Prokurori e ka në hetim.Sot nga kabineti i kryeministrit Kurti, Prokuroria është informuar se Kurti gjendet në udhëtim jashtë vendit dhe e ka të pamundur të paraqitet sot në Prokurorinë Speciale. Konform legjislacionit në fuqi, Prokuroria do të përgatisë një ftesë tjetër për kryeministrin Kurti për një datë tjetër”, deklaroi Liridona Kozmaqi nga Zyra për Informim e Prokurorisë Speciale, transmeton lajmi.net.

Ajo theksoi se tani për tani s’mund të ndajë më tepër informacione.

“Ende nuk është vendosur për caktimin e datës tjetër. Prokuroria konform ligjeve në fuqi do të bëjë ftesën, dihet cilat janë hapat e ardhshëm. Po përderisa është në udhëtim jashtë vendit, për ne është në rregullt. Do të bëhet ftesa e radhës konform legjislacionit në fuqi”./Lajmi.net/

Kryeministri Kurti nuk paraqitet në Prokurorinë Speciale, vazhdon të jetë jashtë vendit