I ftuar nga Prokuroria Speciale, a do të paraqitet Kurti sot për intervistim?
Prokuroria Speciale javën e kaluar i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti, që të paraqitet për intervistim. Thirrja për intervistim është caktuar për sot në ora 09:00. Por kryeministri Kurti ka udhëtuar jashtë vendit që nga e ënjta, bashkë me disa ministra të dikasterit. Nuk dihet nëse kryeministri Kurti do të paraqitet sot në Prokurorinë…
Lajme
Prokuroria Speciale javën e kaluar i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti, që të paraqitet për intervistim.
Thirrja për intervistim është caktuar për sot në ora 09:00.
Por kryeministri Kurti ka udhëtuar jashtë vendit që nga e ënjta, bashkë me disa ministra të dikasterit.
Nuk dihet nëse kryeministri Kurti do të paraqitet sot në Prokurorinë Speciale.
Sipas informacioneve të para, Kurti është i ftuar si dëshmitarë në lidhje me hetimet që po kryhen mbi rastin e “Rezervave shtetërore” dhe humbjeve të milionave të shtetit në këtë rast.
Ndonëse vetë kryeministri Kurti nuk e ka komentuar këtë thirrje, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu ka shkruar në rrjetin social Facebook se përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2025.
“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, kishte shkruar Kryeziu në rrjetin social Facebook./Lajmi.net/