Sondazh: Mbi 50% të qytetarëve pajtohen me vendimet e Gjykatës Kushtetuese

Sulme të shumta kanë ardhur në vazhdimësi nga Qeveria Kurti dhe udhëheqësit e shtetit ndaj Gjykatës Kushtetuese. Ndonëse pushtetarët nuk janë të “kënaqur” me punën e kësaj Gjykate, njëjtë nuk mendojnë qytetarët e Kosovës. Në një sondazh të realizuar nga UBO Consulting në tetor të këtij viti, 54.6% e qytetarëve deklaruan se pajtohen ose pajtohen…

Lajme

15/12/2024 18:00

Sulme të shumta kanë ardhur në vazhdimësi nga Qeveria Kurti dhe udhëheqësit e shtetit ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Ndonëse pushtetarët nuk janë të “kënaqur” me punën e kësaj Gjykate, njëjtë nuk mendojnë qytetarët e Kosovës.

Në një sondazh të realizuar nga UBO Consulting në tetor të këtij viti, 54.6% e qytetarëve deklaruan se pajtohen ose pajtohen plotësisht me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Vetëm 8.4% e qytetarëve shprehën mospajtim, ndërsa ata që “nuk pajtohen aspak” ishin edhe më të paktë, me 6.1%.

Ndërkaq, 24.5% janë “neutralë”, që përbën një perceptim më të moderuar por jo negativ ndaj institucionit.

Kushtetuesja pati performancë të lartë edhe në pyetjen “Si e vlerësoni shpejtësinë e Gjykatës Kushtetuese në trajtimin e rasteve?”. Plot 46% e të anketuarve janë me përgjigjur me opsionet “Të kënaqshme” dhe “shumë të kënaqshme”. Ndërsa 34% janë “neutralë”.

Në ndarjen sipas etnisë, vetëm 4.9% e shqiptarëve janë përgjigjur “Nuk pajtohem aspak”, derisa 35.1% i përkasin komunitetit serb.