8 policë të lënduar nga aksidenti në veri të Mitrovicës, vazhdon trajtimi i tyre në spital

Një aksident ku e përfshirë ishte një autoblindë e Policisë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 në fshatin Grabovc të Zveçanit. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur si pasojë e gjendjes jo të mirë të rrugës, e si rezultat i kësaj mjeti policor kishte rënë nga një urë. Autoblinda e aksidentuar në…

Lajme

13/12/2024 22:40

Një aksident ku e përfshirë ishte një autoblindë e Policisë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 në fshatin Grabovc të Zveçanit.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur si pasojë e gjendjes jo të mirë të rrugës, e si rezultat i kësaj mjeti policor kishte rënë nga një urë.

Autoblinda e aksidentuar në veri ishte e NJSO-së teksa të lënduar mbetën 8 zyrtarë policorë.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuan zëvendësdrejtori i Drejtorisë Mitrovicë – Veri të Policisë së Kosovës, Veton Elshani, i cili tha se në fakt bëhet fjalë për një vetaksident.

Ai u shpreh se policët e lënduar janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësorë në Spitalin rajonal të Mitrovicës së Jugut./Lajmi.net