Kryeqyteti së shpejti me polici të veten, qytetarët e mirëpresin

Drejtori i emergjencave në komunën e Prishtinës Lulzim Fushtica, bëri të ditur se Policia e Kosovës tashmë ka themeluar drejtorinë për policinë e kryeqytetit dhe se projekti për krijimin e këtij njësiti është në fazën përfundimtare. “Ka mbetur vetëm lokacioni çdo gjë tjetër është përfundu Policia e Kosovës e ka formu drejtorinë e kryeqytetit janë…

Lajme

13/12/2024 08:50

Drejtori i emergjencave në komunën e Prishtinës Lulzim Fushtica, bëri të ditur se Policia e Kosovës tashmë ka themeluar drejtorinë për policinë e kryeqytetit dhe se projekti për krijimin e këtij njësiti është në fazën përfundimtare.

“Ka mbetur vetëm lokacioni çdo gjë tjetër është përfundu Policia e Kosovës e ka formu drejtorinë e kryeqytetit janë nda kapacitetet dhe së shpejti do të zyrtarizohet..” tha Fushtica për rtv21.

Rreth 600 policë, pritet ta përbëjnë njësitin e veçantë për të shërbyer në Prishtinë. Policia e kryeqytetit do të ketë hetues, njësi patrulluese, njësi të reagimit të shpejtë dhe njësite të tjera përcjellëse. Qytetarët e mirëpresin këtë vendim të institucioneve të sigurisë.

“ Po çdo kryeqytet e ka policinë e vet është shumë e nevojshme edhe Prishtina që ta ketë sepse këtu vijnë njerëz prej të gjitha anëve andaj është shumë e rëndësishme që të jetë policia e kryeqytetit

“Po normal që do duhej të ishte policia e kryeqytetit …”

Në kuadër të planit për Policinë e kryeqytetit, e paraparë të formohet që në vitin 2018 pas miratimit të ligjit për Prishtinën, sipas drejtorit të emergjencave, Lulzim Fushtica, thotë se është edhe vendosja e kamerave të sigurisë nëpër gjithë kryeqytetin.

“Tashmë veç se janë vendosur një pjesë e kamerave dhe do të vendosen në gjithë kryeqytetin ato tashmë kanë dhënë rezultatet e veta dhe këto kamera monitorimi i tyre qendrën do ta ketë në stacionin policor të kryeqytetit”, tha Fushtica.

Njohësi çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, thotë se krijimi i njësitit policor për kryeqytetin do të lehtësojë punën e policisë së Kosovës krahas organizimit rajonal.

“Me policinë e kryeqytetit organizohet edhe siguria publike sidomos në vendet ku mendohet që është e nevojshme prezenca apo patrollat policore dhe do të lehtësohej veprimi i policisë së Kosovës…”, tha Fushtica.

Edhepse siguria publike në Kosovë është cenuar herë pas here, raporti i vitit 2023, i kompanisë amerikane Gallup e ka renditur Kosovën në top 24 shtetet më të sigurta në botë.