Presidenti në largim, Joe Biden fal 39 të burgosur dhe zvogëlon 1.500 dënime
Presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden ka lëshuar falje presidenciale për 39 amerikanë të dënuar për krime jo të dhunshme dhe ua ka zvogëluar dënimet gati 1.500 personave të tjerë. Shtëpia e Bardhë e përshkroi vendimin si një nga aktet më të mëdha të mirësjelljes presidenciale të lëshuara në një ditë të vetme. Nuk…
Bota
Presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden ka lëshuar falje presidenciale për 39 amerikanë të dënuar për krime jo të dhunshme dhe ua ka zvogëluar dënimet gati 1.500 personave të tjerë.
Shtëpia e Bardhë e përshkroi vendimin si një nga aktet më të mëdha të mirësjelljes presidenciale të lëshuara në një ditë të vetme. Nuk janë dhënë emrat e personave të falur, raporton BBC-i.
Kushtetuta e SHBA-së përcakton që një president ka “pushtetin e gjerë për të dhënë falje për shkeljet kundër Shteteve të Bashkuara, përveç rasteve të fajësimit”.
Ndërkohë, dënimet e zbutura ishin për qindra njerëz që u vendosën në izolim në shtëpi gjatë pandemisë Covid-19, dhe të cilët po përballeshin me dënime të cilat Bideni i konsideroi si shumë të gjata.