Përleshje fizike në Gjakovë, arrestohen dhe dërgohen në mbajtje dy persona
Një përleshje fizike mes dy grupeve ka ndodhur sot pas mesnate në rrugën “Martirët e Lirisë’ në Gjakovë. Në lidhje me këtë janë arrestuar dy të dyshuar të cilët me urdhër të prokurorit janë ndaluar në mbajtje, shkruan lajmi.net. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Sheremet Elezaj ka thënë për lajmi.net se…
Lajme
Një përleshje fizike mes dy grupeve ka ndodhur sot pas mesnate në rrugën “Martirët e Lirisë’ në Gjakovë.
Në lidhje me këtë janë arrestuar dy të dyshuar të cilët me urdhër të prokurorit janë ndaluar në mbajtje, shkruan lajmi.net.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Sheremet Elezaj ka thënë për lajmi.net se në vend të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një fishek, një karikator dhe një thikë.
“Me datë 12 dhjetor 2024, rreth orës 01:30, kemi pranuar një informatë për një përleshje fizike mes dy grupeve në rrugën “Martirët e Lirisë” në Gjakovë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë arrestuar dy të dyshuar (meshkuj të moshës madhore), të cilët dyshohen se janë përfshirë në përleshje. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, dhe hetimeve të zhvilluar janë gjetur dhe sekuestruar: një fishek, një karikator dhe një thikë. Me urdhër të prokurorit të shtetit dy personat e arrestuar janë ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuara të armëve” dhe “lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet janë në proces për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Elezaj. /Lajmi.net/