LDK-ja e mbushi listën me kandidatë nga drejtoritë e komunës së Prishtinës- Disa i renditi edhe në top 10

Lidhja Demokratike e Kosovës ishte ndër të parat parti politike që publikoi listën e emrave kandidues për deputetë në Kuvendin e Kosovës. E kjo listë e bërë nga 110 emra gjithsej, ka nga ata që ishin të vjetër në parti por edhe nga aderimet e reja. LDK-ja duket se fokusin më të madh në këtë…

Lajme

12/12/2024 11:03

Lidhja Demokratike e Kosovës ishte ndër të parat parti politike që publikoi listën e emrave kandidues për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

E kjo listë e bërë nga 110 emra gjithsej, ka nga ata që ishin të vjetër në parti por edhe nga aderimet e reja.

LDK-ja duket se fokusin më të madh në këtë listë e pati në drejtorët e Komunës së Prishtinës, apo nga emrat e rinj pikërisht nga kryeqytetit.

Siç duket LDK-ja shpreson në votat që mund t’ia mbledhin këta kandidatë “përmes punës” që kanë kryer në Prishtinë.

Të pritshëm ishin emrat fillestar në këtë listë siç janë vetë Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala, Lutfi Haziri , Hykmete Bajrami, Gazmend Muhaxheri, Imri Ahmeti e Anton Quni.

E çuditshme ishte se në top 10-she u vendos Doarsa Kica-Xhelili, personalitet i ri në LDK, por që aderimin e bëri nga Lëvizja Vetëvendosje.

Asaj iu dha numri 3 nga lista, e në 9-të u vendos Jehona Lushaku Sadriu, një person fort i afërt i Abdixhikut në Prishtinë (me të cilën zgjodhi të krenohej shpesh herë edhe në Facebook).

Në këtë listë nuk mungoi as Drita MIllaku që së voni aderoi në Vetëvendosje, Visar Azemi, Zef Morina, Lumbardh Salihu, Alban Zogaj nga Komuna e Prishtinës, Krenar Xhaferi, Florian Dushi, Izet Sadiku, Sokol Havolli, Jeta Rafuna Hasani.

Në këtë listë është edhe babai i futbollistit Edon Zhegrova, Lulzim Zhegrova.

Top 10-shja e parë e LDK-së:

1. Lumir Abdixhiku

2. Kujtim Shala

3. Doarsa Kisa Xhelili

4. Lutfi Haziri

5. Gazmend Muhaxhiri

6. Hykmete Bajrami

7. Imri Ahmeti

8. Sokol Haliti

9. Jehona Lushaku Sadriu

10. Anton Quni./Lajmi.net/