Kurti thotë se është me “nxitim” dhe s’përgjigjet për ftesën e Prokurorisë Speciale
Kryeministri i vendit, Albin Kurti është ftuar dje nga Prokuroria Speciale. Në ftesën e prokurorisë theksohet se Kurti është i ftuar si dëshmitarë, anipse nga Lëvizja Vetëvendosje reaguan “sikur Prokuroria po tenton ta dëmtojë atë dhe VV-në”. Ndërsa sot gazetarë të shumtë kanë tentuar të pyesin kryeministrin Kurti në lidhje me këtë situatë, por ky…
Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti është ftuar dje nga Prokuroria Speciale.
Në ftesën e prokurorisë theksohet se Kurti është i ftuar si dëshmitarë, anipse nga Lëvizja Vetëvendosje reaguan “sikur Prokuroria po tenton ta dëmtojë atë dhe VV-në”.
Ndërsa sot gazetarë të shumtë kanë tentuar të pyesin kryeministrin Kurti në lidhje me këtë situatë, por ky i fundit zgjo dhi të mos përgjigjet.
Ai tha se është shumë për ngutë.
“Jam në nxitim sot”, ka thënë ai para gazetarëve derisa po dilte nga salla ku u lansua Projekti i Forcimit të Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve.
Për thirrjen e Prokurorisë njoftoi dje zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili e publikoi edhe dokumentin. Ai duhet të paraqitet në Prokurori më 16 dhjetor, në orën 09:30.
Në dokumentin e Prokurorisë Speciale thuhet se bëhet fjalë për rastin PPSnr. 62/2023, i cili është numri i lëndës për rastin e rezervave shtetërore.
Kjo vërtetohet nga një vendim i Gjykatë Themelore të Prishtinës i 19 gushtit 2023 kur merr vendim për caktimin e masës së paraburgimit për Irfan Lipovicën, Hafiz Garën dhe Ridvan Muharremin./Lajmi.net/