Presidenti i Ballkanit: Epoka jonë vetëm sa ka filluar, shihemi në festën e katërt të kampionit

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi i ka paralajmëruar kundërshtarët në këtë edicion të Superligës, duke insistuar se therandasit nuk janë dorëzuar dhe se do të rikthehen edhe më të fortë. Kreu i klubit nga Suhareka e bëri një postim në rrjetet sociale, duke u shprehur i bindur se vetëm therandasit e kanë recetën e titullit…

Sport

09/12/2024 13:26

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi i ka paralajmëruar kundërshtarët në këtë edicion të Superligës, duke insistuar se therandasit nuk janë dorëzuar dhe se do të rikthehen edhe më të fortë.

Kreu i klubit nga Suhareka e bëri një postim në rrjetet sociale, duke u shprehur i bindur se vetëm therandasit e kanë recetën e titullit të kampionit dhe se ekipi “Portokalli” do ta fitojë titullin e katërt të kampionit radhazi.

Pas dominimit absolut në tre sezonet paraprake, Ballkani e pati një rënie në këtë edicion, ndërsa e sheh veten 10 pikë prapa lideres Drita.

Sidoqoftë, Kabashi beson fuqishëm se do të jetë ekipi i tij ai që do të festojë në fund.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e kreut të Ballkanit.