Granit Xhaka asiston në fitoren e Bayer Leverkusen

Futbollistët e Bayer Leverkusen shënuan sot fitore kundër Sent Paulit me rezultat 2:1. Granit Xhaka ishte asistues për golin e parë të Florian Wirtz në minutën e 6-të. Farmaceutikët nuk vonuan shumë dhe ngritën epërsinë me golin e Jonathan Tah pas asistimit të Aleix Garcia në minutën e 21-të. Mysafirët zvogëluan disavantazhin gjashtë minuta para…

Sport

07/12/2024 17:30

Futbollistët e Bayer Leverkusen shënuan sot fitore kundër Sent Paulit me rezultat 2:1.

Granit Xhaka ishte asistues për golin e parë të Florian Wirtz në minutën e 6-të. Farmaceutikët nuk vonuan shumë dhe ngritën epërsinë me golin e Jonathan Tah pas asistimit të Aleix Garcia në minutën e 21-të.

Mysafirët zvogëluan disavantazhin gjashtë minuta para përfundimit të ndeshjes përmes Morgan Guilavogui.

Kjo ishte fitorja e shtatë e Xhakës me bashkëlojtarë në edicionin e ri në Bundesligë, duke u përforcuar në pozitën e tretë me gjithsej 26 pikë. Ndërsa, Sent Pauli mbetet në zonën e rrezikshme (15) me 11 pikë. Prin Bayern Munih me 33 pikë.

Në ndeshjet e tjera të ditës së sotme u arritën këto rezultate:

Bayern Munih – Heidenheim 4:2

Eintracht Frankfurt – Augsburg 2:2

Holstein Kiel – Leipzig 0:2

Bochum – Werder 0:1

Borussia M’gladbach – Borussia Dortmund zhvillohet nga ora 18:30.

Xhiroja e 13-të e Bundesligës gjermane përmbyllet nesër me takimet Wolfsburg -Meinz 05 dhe Hoffeinheim – Freiburg.