Arrestohet një serb në Fushë-Kosovë, po përgatiste vrasje
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Fushë-Kosovë. I njëjti është arrestuar nën dyshimin se ka “përgatitur veprën penale, vrasje dhe prezantim i rremë si person zyrtar dhe mashtrim”. Lidhur me rastin gjatë kontrollit në banesën e tij si prova materiale janë sekuestruar dokumente të ndryshme, transmeton lajmi.net. Pas intervistimit i dyshuari…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Fushë-Kosovë. I njëjti është arrestuar nën dyshimin se ka “përgatitur veprën penale, vrasje dhe prezantim i rremë si person zyrtar dhe mashtrim”.
Lidhur me rastin gjatë kontrollit në banesën e tij si prova materiale janë sekuestruar dokumente të ndryshme, transmeton lajmi.net.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/