Me votat e Vetëvendosjes, gruaja e Liburn Aliut dhe nipi i Besnik Bislimit emërohen në Bordin e Drejtorëve të KOSTT

Kuvendi i Kosovës ka emëruar Lumnije Zekën, bashkëshorten e Ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu dhe Gëzim Tosunin, nipin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, si anëtarë të Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it. Mandati i tyre është 4-vjeçar. Si anëtare e Bordit të KOSTT është emëruar edhe Rejhane Zylfiaj, e cila nga Paneli Përzgjedhës kishte qenë më e…

Lajme

05/12/2024 12:37

Kuvendi i Kosovës ka emëruar Lumnije Zekën, bashkëshorten e Ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu dhe Gëzim Tosunin, nipin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, si anëtarë të Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it.

Mandati i tyre është 4-vjeçar.

Si anëtare e Bordit të KOSTT është emëruar edhe Rejhane Zylfiaj, e cila nga Paneli Përzgjedhës kishte qenë më e poentuara.

Tosuni mori 58 vota, e Zeka 55. Meqë Tosuni kishte më së shumti vota, ai u zgjodh edhe Kryesues i Bordit të Drejtorëve.

“Pra drejtorë të Bordit të KOSTT zgjedhen Rejhane Zylfiaj, Gëzim Tosuni dhe Lumnije Zeka”, tha Kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Nga Paneli Përzgjedhës, Lumnije Zeka ishte renditur e pesta me 33 poena e Gëzim Tosuni është i dyti në listë me 43 poena.