Kurti flet për takimin me Komisioneren e BE-së për Zgjerim: Sulmi terrorist në Ibër Lepenc ishte nga libri i lojërave të Rusisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me takimin që pati dje me Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos. Kurti tha se e ka uruar Marta Kos për postin e saj të ri derisa ka diskutuar për marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian , si dhe avancimin demokratik dhe progresin socio-ekonomik.…

Lajme

05/12/2024 10:38

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me takimin që pati dje me Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.

Kurti tha se e ka uruar Marta Kos për postin e saj të ri derisa ka diskutuar për marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian , si dhe avancimin demokratik dhe progresin socio-ekonomik.

“Theksova rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë për bashkëpunimin rajonal dhe theksova se kërcënimet e sigurisë duhet të marrin fund dhe ata që janë përgjegjës për sulmin e fundit terrorist në infrastrukturën tonë kritike duhet të mbajnë përgjegjësi. Sulmi ishte nga libri i lojërave të Rusisë, e cila sulmoi infrastrukturën civile kritike në Ukrainë. Kjo është arsyeja pse ne ngremë alarmin për aleancën e Rusisë me Serbinë”, deklaroi kryeministri Kurti, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu tha se Kosova është e përkushtuar ndaj reformave të BE-së si dhe Planin e Rritjes dhe se mezi presim që të marrin pyetësorin e Këshillit Evropian për të avancuar drejt anëtarësimit në BE.

“Mezi pres të bashkëpunoj me të për të çuar përpara qëllimet tona të përbashkëta dhe për të garantuar paqen dhe sigurinë në rajon”, theksoi Kurti./Lajmi.net/