Erion Kajtazi – Një yll që rrezatoi fort dhe u shua shpejt…

Në dyvjetorin e vdekjes Erion Kajtazi, sot më 3 dhjetor, u shfaq dokumentari kushtuar karrierës së tij si një nga futbollistët më premtues të kohës. “Një yll që rrezatoi fort dhe u shua shpejt” prezantohet përmes rrëfimeve të përfaqësuesve sportivë në vend, trajnerëve e bashkëlojëtarëve, të cilët nuk kishin vetëm një lidhje futbolli. Eri, siç…

Sport

03/12/2024 20:47

Në dyvjetorin e vdekjes Erion Kajtazi, sot më 3 dhjetor, u shfaq dokumentari kushtuar karrierës së tij si një nga futbollistët më premtues të kohës.

“Një yll që rrezatoi fort dhe u shua shpejt” prezantohet përmes rrëfimeve të përfaqësuesve sportivë në vend, trajnerëve e bashkëlojëtarëve, të cilët nuk kishin vetëm një lidhje futbolli. Eri, siç e quanin ata, përshkruhet si një forcë brenda ekipit, shok i mirë, disiplinuar, e motivues.

Erioni, i cili vdiq pak pasi mbushi 17 vjet, ishte pjesë e grupmoshave të reja të kombëtare së Kosovës.

Në atë kohë ai ishte ftuar për prova nga gjiganti belg, Anderlecht, nga ku kishte marrë vlerësime pozitive dhe, sipas menaxherit të angazhuar nga klubi, pritej afati i ardhshëm kalimtar, që futbollisti kosovar të nënshkruante me pesë herë kampionin evropian.

Futbollisti i Trepçës ’89 vdiq gjatë një ndeshjeje në Prizren, pasi pësoi atak kardiak, më 3 dhjetor, 2022.

Dokumentari i plotë mund ta ndiqni KËTU