Gërvalla në Parlamentin Evropian: Sulmi i fundit në Ibër Lepenc vjen drejt nga libri i Putinit, do të hetohet bashkë me KFOR-in dhe EULEX-in

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla Schwartz sot po mban fjalimin e saj para Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Ajo në këtë komitet ka folur edhe për sulmin e fundit të Serbisë në Kosovë tek Ibër Lepenci. Gërvalla ka thënë se ky është një sulm në infrastrukturën energjetike të një…

Lajme

02/12/2024 18:21

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla Schwartz sot po mban fjalimin e saj para Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Ajo në këtë komitet ka folur edhe për sulmin e fundit të Serbisë në Kosovë tek Ibër Lepenci.

Gërvalla ka thënë se ky është një sulm në infrastrukturën energjetike të një shteti i cili vjen drejt nga libri i Putinit dhe sipas saj Evropa nuk ka më kohë dhe duhet të përqohen sinjale të qarta pasi që nuk mund të tolerojmë situatën ku ka paralajmërime nga Baltiku e nga Ballkani e këto më pas të mos dëgjohen.

Ajo ka thënë se Serbisë duhet t’i ndalet rrugëtimi drejt BE-së, jo vetëm për Kosovën por për shkak të stabilitetit të gjithë Evropës.

“Janë sekuestruar e konfiskuar një numër armatimesh, municionesh, ka pasur bastisje e arrestime të disa të dyshuarve dhe pastaj është gjetur një numër I madh I uniformave e pajisjeve e municioneve ushtarakë, armë të ndryshme të cilat janë marrë nga fabrikat drejtpërdrejt nga Serbia dhe I dëgjojmë shpesh këto mediat serbe se armët mund të jenë të viteve 90-ta që është thjesht vazhdimësi e asaj çfarë ka ndodhur në Banjskë në vitin 2023. Tani, për sa i përket provave, dëshmive sigurisht është e qartë janë vetëm dy ditë e gjysmë nga ky sulm I tmerrshëm që është dizajnuar për ta ndërprerë ujësjellësin, energjinë elektrike dhe telekomunikacionit për më shumë se gjysmën e popullatës së të gjithë shtetit dhe për pak ditë kemi arritur, kemi pasur edhe sulme të ngjashme nga Rusia në Ukrainë e pak ditë pas tyre kopjohej sulmi I njëjtë në rajon dhe kjo tregon se nuk mund të jetë akt i izoluar”, ka thënë Gërvalla.

Gërvalla ka thënë se ky rast do të hetohet nga institucionet e Kosovës bashkë me KFOR-in dhe EULEX-in.

“Por, nuk duhet të shikojmë vetëm provat dhe nuk mund të presim provat fizike para se ta mendojmë se kush mund të jetë shkaktari I këtyre aksioneve. Serbia sigurisht që ka motiv për ta destabilizuar Kosovën jo serbët por ky lidership politik në Serbi ka motiv për ta destabilizuar Kosovën thjeshte për ta hequr vëmendjen nga problemet e tyre politike sepse nuk ka ditë që nuk prodhohet ndonjë demonstratë ose një skandal tjetër nq qytetin e Novi Sadit apo të tjerë. Sepse është në ngritje përpjekja anti Vuçiq në Serbi, pra njerëzit nuk e përkrahin më kështu që në Kosovë ose në Bosnjë Hercegovinë janë të mundshme për të tërhequr vëmendjen nga korrupsioni e veprimet tjera keqdashëse që ndodhin çdo ditë dhe publikohen në mediat e tyre”, ka thënë mes tjerash Gërvalla.