Veseli për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc: Erdhi nga Serbia, shto këtu edhe adresimin e Vuçiqit

Afrim Veseli, Kolonel në pension i FSK-së tha se sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në Varragë të Zubin Potokut është një sulm i organizuar nga shteti i Serbisë, e për ta konfirmuar këtë është edhe deklarimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq ku deklaroi se iu “bashkohet” hetimeve të Prishtinës dhe Ndërkombëtare. Veseli tha se sulmi…

Lajme

02/12/2024 17:55

Afrim Veseli, Kolonel në pension i FSK-së tha se sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në Varragë të Zubin Potokut është një sulm i organizuar nga shteti i Serbisë, e për ta konfirmuar këtë është edhe deklarimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq ku deklaroi se iu “bashkohet” hetimeve të Prishtinës dhe Ndërkombëtare.

Veseli tha se sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit është sulm “mirë i përgatitur” dhe nga oficer ushtrie, jo nga njerëzit e zakonshëm dhe targeti është përcaktuar edhe më herët, gjithçka ka qenë e planifikuar dhe janë më shumë se dhjetë persona që janë të përfshirë në aktin kriminal.

“Dy pikat e vështrimit se sipas analizimit dhe të gjeturat e institucioneve të sigurisë, vjen nga Serbia por mbetet të shihet në vazhdimin e hetimit. Por edhe reagimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq se gjoja se do të bashkohet për hetim me Prishtinën dhe Ndërkombëtarët. Në një kohë të shkurtër, po e din se kush e ka bërë. Duke analizuar sulmin, duhet pare se këtë sulm nuk e kanë kryer njerëzit e zakonshëm kriminal, hajnat apo plaçkitësva. Por njerëz të përgatitur, officer të përgatitur, që vijnë nga uhstria serbe, do zbulohet edhe lloji i eksploziv. Policia nuk mban eksplozive, por ushtria. Targeti është përcaktuar më herët, të përfshirë më shumë se 10 persona. Kanal I ardhjes së eksplozivës, rruga nga Serbia”, vijoi Veseli në Dukagjin.

Veseli theksoi se sulmi në Zubin Potok është më i rëndi dhe me përmasat më të mëdha sesa ai i Banjskës, të vitit 2023.

“Padyshim ishte sulm terrorist i sabotazhit të rëndë që fatmirësisht të përfundoi mirë sepse rreziku potencial që atdheut tanë dhe qytetarëve të Kosovës që ti shkaktonte një krizë të madhe humanitare. Sulmi i së premtës ishte i organizuar mirë. Me përmasa më të mëdha sesa ai i Banjskës. Mendoja se si 3/4 e Kosovës nuk do të kishte rrymë, spitalet pa rrymë, pa ngrohje, pa ujë, fëmijët në pediatria pa rrymë, mendoja qytetarët që jetojnë në banesa dhe gjithçka iu vie nga energjia. Pasojat shumë të mëdha. Analizë e shpejtë, në Kosovë partitë politike apo organizatë ilegale që ka për qëllim destabilizimin apo shkaktimin e krizave humanitare të tilla, nuk ka. Tek shtetet fqinje, e dijmë se nga Shqipëria nuk vjen, por as nga Mali i Zi kemi raporte mesatare të mira diplomatike, Maqedonia e Veriut pretendojmë se nuk ka dhe e vetmja adresë është Serbia dhe institucionet e saja të sigurisë dhe shërbimi intelegjent”, tha Veseli.