Bashota: Thaçi zyrtarisht ka qenë pjesë e Shtabit të UÇK-së në fund të 98-ës

Dëshmitari Sokol Bashota ka thënë se Hashim Thaçi zyrtarisht është bërë pjesë e Shtabit të Përgjithshëm UÇK-së në fund të vitit 1998. Ai pohoi se ai nuk e ka përmendur Thaçin si një prej personave që kanë qenë anëtarë i Shtabit Qendror dhe se ai nuk u bë pjesë e Shtabit të Përgjithshëm deri në…

Lajme

02/12/2024 17:31

Dëshmitari Sokol Bashota ka thënë se Hashim Thaçi zyrtarisht është bërë pjesë e Shtabit të Përgjithshëm UÇK-së në fund të vitit 1998.

Ai pohoi se ai nuk e ka përmendur Thaçin si një prej personave që kanë qenë anëtarë i Shtabit Qendror dhe se ai nuk u bë pjesë e Shtabit të Përgjithshëm deri në vitin 1998, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Hashim Thaçi me sa unë e di është bërë mas operimit të UÇK-së si anëtar i Shtabit. Është fol në mbledhjen që kemi pas në Negrovc por realisht nuk kanë mujt me u ushtru funksionet pasi ai ka lëvizu në Shqipëri disa herë. Por, zyrtarisht anëtarë i Shtabit të Përgjithshëm është bërë në fund të vitit 98 mbas operimit të UÇK-së”, tha Bashota.

Pas janarit të 97-ës dëshmitari tha se nuk e din se kush i ka shkruar komunikatat e UÇK-së por që para kësaj periudhe është merr Xheladin Gashi dhe Nait Hasani.

Vlen të theksohet se në disa raste me kërkesën e avokatit seanca kaloi në sesion privat për publikun.

Bashota thotë se e ka konsideruar si ambicie egoiste kundërshtimet e komandantëve që ai të jetë zëvendëskomandant i UÇK-së

(Përditësuar, ora 16:20)-Sokol Bashota tha sot në Hagë se kundërshtimet e komandantëve të zonave për emërimin e tij si zëvendëskomandant i UÇK-së i konsideron si ambicie egoiste për ta marrë udhëheqjen e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Këtë deklaratë dëshmitari e tha duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit Luka Mishetiq i cili përfaqëson ekipin mbrojtës të Hashim Thaçit i cili tha se ZPS-ja e ka pasqyruar se disa komandant të zonave duke përfshire Ramush Haradinajn dhe Sylejman Selimin nuk ishin të kënaqur që ju ishit emëruar si zëvendëskomandant, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ma ka thënë Bislim Zyrapi më vonë. Ndonjë argument bindes unë personalisht nuk kam pas kurrë se ata nuk kanë qenë as trima  as me të forte se unë. Për më tepër e kam konsideru si një ambicie egoiste e tyre për të marrë udhëheqjen e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Fillimisht nuk e kam mshef edhe idenë që mund të jetë pikërisht Shërbimi i fshehtë i Serbisë për me fut përqarje por ketë ide e kam hjek për shkak së të gjithë komandantët e zonave në historinë e tyre nuk i takojnë asaj kategorie që të bien pre e kësaj. Por, e kam kuptu si një egoizëm dh enjë ambicie egoiste e tyre jo më shumë”, tha Bashota.

Dëshmitari pohoi se në fundi i shkurtit të 99-ës, Sylejman Selimi u bë komandant i përgjithshëm i UÇK-së.

Madje Sylejman Selimi pretendohet se kishte thënë se në rast që Jakup Krasniqi dhe Sokol Bashota të qëndrojnë në ato poste’ ai nuk do t’i raportojë Shtabit të Përgjithshëm.

“Ka vazhdu edhe me revoltën dhe kundërshtinë e tij lidhur me mua dhe Jakup Krasniqin dhe Azem Sylën njësoj”, tha Bashota kur u pyet se si e kupton këtë deklaratë të Sylejman Selimit.

Pas kësaj, dëshmitari tha se komandantët e zonave gati të gjithë janë zgjedhur brenda zonës. Ai tha fillimit të luftës në 98-ënm fuqinë e kishin komandantët e zonës.

“Fuqia e komandantëve të zonave ka qenë absolute në zonën që ata kanë operu por edhe bashkimi i tyre ka mujt me ba ndryshime siç ka bërë në kreun e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha dëshmitari.