Uji të mos përdoret për pije- Njofton kompania rajonale e ujësjellësit në Mitrovicë
Kompania e Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ka filluar trajtimi i ujit të pijes në Impiantin e Ujit në Shipol. Kompania njoftoi konsumatorët që uji të përdoret vetëm për nevoja hixhienike e të mos përdoret për pije. “U njoftojmë së sapo kemi filluar me trajtimin e ujit të pijes në Impiantin e Ujit…
Lajme
Kompania e Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ka filluar trajtimi i ujit të pijes në Impiantin e Ujit në Shipol.
Kompania njoftoi konsumatorët që uji të përdoret vetëm për nevoja hixhienike e të mos përdoret për pije.
“U njoftojmë së sapo kemi filluar me trajtimin e ujit të pijes në Impiantin e Ujit në Shipol. Momentalisht, jemi duke punuar me kapacitet të reduktuar. Lusim konsumatorët që deri në njoftimin tonë të radhës ujin ta përdorin vetëm për nevoja hixhienike dhe jo për pije”- thuhet në njoftim.
Ndryshe problemet me furnizim me ujë në Mitrovicë janë duke vazhduar prej disa ditësh, që nga e premta mbrëma kur edhe ndodhi sulmi në kanalin e Ibër të Lepencit.
Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se trajtimi i ujit do të bëhet prej orës 12:00.Se, qytetarët të cilët furnizohen nga ‘Ibër Lepenci’, mund të kenë reduktime gjatë ditës së sotme, e tha dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Ajo shtoi, se: ‘intervenimet në Kanal sapo kanë përfunduar dhe se furnizimi i kanalit me ujë ka rifilluar’.Një pjesë e kanalit të ujit Ibër-Lepenc, në Zubin Potok, është dëmtuar, më 29.11.2024, në një sulm – i cili u cilësua të jetë terrorist, pasi që preku infrastrukturën jetike të Kosovës./Lajmi.net/