Kryeprokurori serb: Në fund të këtij viti, ose në fillim të vitit të ardhshëm merret vendim për aktakuzën ndaj Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Kryeprokurori publik i Prokurorisë së Lartë në Beograd, Nenad Stefanoviq, ka deklaruar sot se në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm do të merret vendim për aktakuzën e ngritur në rastin “Banjska”, duke kujtuar se për atë rast është nisur një hetim kundër ish-nënkryetarit ët Listës Serbe, Milan Radojiciq. Stefanoviq…

Lajme

02/12/2024 15:10

Kryeprokurori publik i Prokurorisë së Lartë në Beograd, Nenad Stefanoviq, ka deklaruar sot se në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm do të merret vendim për aktakuzën e ngritur në rastin “Banjska”, duke kujtuar se për atë rast është nisur një hetim kundër ish-nënkryetarit ët Listës Serbe, Milan Radojiciq.

Stefanoviq tha se ndaj Radojiciq-it është nisur një hetim në lidhje me ngjarjen e 24 shtatorit 2023 në Banjskë.

“Gjatë hetimeve të kryera janë mbi 40 veprime produrale. Vendimi për ngritjen e aktakuzës do të merret në fund të këtij viti apo në fillim të vitit të ardhshëm”, deklaroi ai duke thënë se pret bashkëpunim adekuat me EUELX-in.

Gjithashtu Stefanoviq tha se po kontrollohen pretendimet e të dyshuarve të cilat i ka bërë gj atë marrjes në pyetje nga Departamenti i Hetimeve Kriminale në Beograd, transmeton lajmi.net.

“Është kërkuar dorëzimi i raportit për hetime, foto, dokumentacioni, raportet e autopsisë së të gjithë personave të vdekur, raportet mjekësore të të gjithë personave të lënduar. Janë kërkuar edhe procesverbalet nga ekspertiza e armëve, municionit dhe mjeteve shpërthyese, si dhe procesverbalet nga marrja në pyetje e të pandehurve dhe marrja në pyetje e dëshmitarëve”, shtoi ai.

Ndryshe sipas urdhrit të këtij hetimi, Radojiçiq akuzohet se me persona të tjerë të panjohur ka kryer tri vepra penale-Shoqërim me qëllim të kryerjes së veprave kriminale, prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe lëndëve shpërthyese dhe vepër e rëndë ndaj sigurisë së përgjithshme./Lajmi.net/