Nagavci: Kryetarët e komunave nga subjektet opozitare po bojkotojnë ndërtimin e çerdheve
Përkundër bojkotimit të komunave që udhëhiqen nga partitë opozitare për realizimin e premtimit për ndërtimin e çerdheve publike, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se kanë arritur t’i ndërtojnë 64 çerdhe prej 160 sa kishin premtuar. Ministrja Nagavci tha se përkundër pengesave të vazhdueshme do të vazhdojnë ndërtimin e çerdheve.…
Lajme
Përkundër bojkotimit të komunave që udhëhiqen nga partitë opozitare për realizimin e premtimit për ndërtimin e çerdheve publike, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se kanë arritur t’i ndërtojnë 64 çerdhe prej 160 sa kishin premtuar.
Ministrja Nagavci tha se përkundër pengesave të vazhdueshme do të vazhdojnë ndërtimin e çerdheve.
“Në momentin që i kemi planifikuar këto çerdhe ndonëse iu kemi njohur, megjithatë ka qenë vështirë e imagjinueshme që kryetarët e komunave, që subjekte politike do të bojkotojnë ndërtimin e këtyre çerdheve vetëm për të thënë se Lëvizja nuk po e realizon premtimin e vetë… Nga komuna e Prishtinës me të marr mandatin LDK unë personalisht kam qenë në komunë të Prishtinës dhe iu kam kërkuar që të identifikojnë lokacionet për ndërtimin e çerdheve….Për periudhën në më pak se 4 viteve jemi duke investuar në 64 çerdhe dhe vetëm në këtë mandate rritja e fëmijëve në edukimin e hershëm është për 50.4%. dhe përkundër vështirësive që i kemi do të vazhdojmë t’i ndërtojmë çerdhet për fëmijët tanë pavarësisht që po hasim në pengesa të vazhdueshme nga ana juaj”, tha ajo.
Seanca plenare me një pikë të vetme të rendi të ditës projektrezoluta për katër vjet qeverisje të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është duke vazhduar. Ky debat është propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.