Maqedonci: Koncepti i ri i vetëqëndrueshmërisë më ushqim në FSK ka kosto më të ulët e shërbim më kualitativ
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka folur në lidhje me ushqimin në FSK. Sipas tij, kjo temë është “banalizuar” shumë. “Është çështje që është banalizuar shumë. Asnjë herë nuk kemi pasur ushtar që ka mbetur pa bukë. Në asnjë moment e asnjë rast nuk ka pasur që ushtarët…
Lajme
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka folur në lidhje me ushqimin në FSK.
Sipas tij, kjo temë është “banalizuar” shumë.
“Është çështje që është banalizuar shumë. Asnjë herë nuk kemi pasur ushtar që ka mbetur pa bukë. Në asnjë moment e asnjë rast nuk ka pasur që ushtarët e Kosovës kanë mbetur pa ushqim, në asnjë rast nuk kanë pasur ushqim që nuk ka qenë në përputhje me standarde. Ka pasur vështirësi në ditët e para që kemi ndryshuar kompaninë, kjo ka ndodhur për arsyen që kemi ndërpre fenomenin që për vite të tëra është bërë kontrata emergjente, për 9 vite që ka dëmtuar buxhetin e shtetit, dhe nuk ka siguruar ushqim për FSK”, tha Maqedonci.
Ai ka thënë se koncepti i ri i vetëqëndrueshmërisë më ushqim në FSK, jo vetëm që ka kosto më të ulët, por edhe është më kualitativ.
“Mund të them me përgjegjësi të plotë, që koncepti i ri i vetqëndrueshmërisë me ushqim, përveç që ka një kosto jashtëzakonisht më të ulët të shpenzimeve, në krahasim me buxhetin e planifikuar me kontratë trevjeçare, ku ka qenë i planifikuar një buxhet prej 13 milionë eurove, për operatorët ekonomik për të shërbyer ushqim, dhe me konceptin që jemi duke zhvilluar, atë po e bëjmë me më pak se 4 milionë euro. Gjithashtu po mundëson të shërbehet ushqim më kualitativ, dhe një vetëqëndrueshmëri të nevojës si në rastin e 29 nëntorit”, tha Maqedonci.