Kosova me 5 boksierë në turneun ndërkombëtar “Grand Prix”

Kosova do të përfaqësohet me pesë boksierë në Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Grand Prix” që do të zhvillohet në Kroaci. Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në boks Faton Xhakli ka përzgjedhur 5 boksierë për pjesëmarrje në turneun ndërkombëtar “GRAND PRIX” që mbahet në Zagreb nga 4 deri më 7 dhjetor dhe ata janë: Bashkim Bajoku…

Sport

02/12/2024 12:23

Kosova do të përfaqësohet me pesë boksierë në Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Grand Prix” që do të zhvillohet në Kroaci.

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në boks Faton Xhakli ka përzgjedhur 5 boksierë për pjesëmarrje në turneun ndërkombëtar “GRAND PRIX” që mbahet në Zagreb nga 4 deri më 7 dhjetor dhe ata janë:

Bashkim Bajoku në kategorinë 54 kilogramë,

Lorent Murati 63 kg,

Shpëtim Bajoku 67 kg,

Loris Idrizi 67 kg dhe

Shpejtim Shabani në kategorinë 92 kilogramë.