Pas takimit me Kurtin, pritet që para mediave të deklarohet ambasadori amerikan

Në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës janë duke qëndruar ambasadorët e vendeve të QUIN-it. Ky takim me kryeministrin Albin Kurti vie pas zhvillimeve në veri të vendit dhe sulmit në “Ibër Lepenc”. Pas përfundimit të takimit në mes ambasadorëve dhe kryeministrit Kurti pritet që para mediave të deklarohet ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier. Sulmi terrorist në…

Lajme

02/12/2024 09:58

Në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës janë duke qëndruar ambasadorët e vendeve të QUIN-it.

Ky takim me kryeministrin Albin Kurti vie pas zhvillimeve në veri të vendit dhe sulmit në “Ibër Lepenc”.

Pas përfundimit të takimit në mes ambasadorëve dhe kryeministrit Kurti pritet që para mediave të deklarohet ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.

Sulmi terrorist në veri të vendit ndodhi më 29 nëntor dhe lidhur me rastin, një personit tashmë i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh./Lajmi.net/