Joe Biden fal djalin e tij Hunter për akuzat penale
Presidenti amerikan Joe Biden ka ndryshuar qëndrimin dhe ka falur djalin e tij, Hunter Biden, për akuzat mbi armëmbajtje dhe shmangie të taksave. Ky vendim u bë publik në një deklaratë pas Ditës së Falënderimeve, ku presidenti i Amerikës deklaroi se Hunter është përballur me sulme të pandërprera dhe ndjekje penale selektive. “Në përpjekje për…
Bota
Presidenti amerikan Joe Biden ka ndryshuar qëndrimin dhe ka falur djalin e tij, Hunter Biden, për akuzat mbi armëmbajtje dhe shmangie të taksave.
Ky vendim u bë publik në një deklaratë pas Ditës së Falënderimeve, ku presidenti i Amerikës deklaroi se Hunter është përballur me sulme të pandërprera dhe ndjekje penale selektive.
“Në përpjekje për të thyer Hunter-in, ata kanë provuar të më thyejnë edhe mua, raporton BBC.
Mjaft është mjaft,” tha Biden në deklaratën e tij.
Falja ka ngjallur reagime të përziera, duke përfshirë kritika nga guvernatori demokrat i Kolorados, Jared Polis, i cili tha se veprimi “njollos reputacionin” e presidentit në largim.
Nga ana tjetër, kampi i Donald Trump-it, i cili pritet të marrë detyrën presidenciale së shpejti, e cila ka dënuar vendimin dhe ka premtuar reformimin e sistemit të drejtësisë në mandatin e ardhshëm.
Trump pritet të përdorë fuqinë e faljes për të liruar aleatët e tij dhe mbështetësit e dënuar gjatë presidencës së Bidenit.