Berisha: Kam prova zyrtare që implikojnë SPAK-un me krimin
Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri Sali Berisha, pretendoi se ka gjetur prova ku sipas tij faktohet se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion është një organizatë kriminale. Duke cituar pjesë nga dosjet hetimore në të cilat janë zbardhjet nga aplikacionet SKY dhe Enchrochat, në të cilat pretendoi se janë zyrtarë të lartë socialist, Berisha pohoi se…
Lajme
Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri Sali Berisha, pretendoi se ka gjetur prova ku sipas tij faktohet se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion është një organizatë kriminale.
Duke cituar pjesë nga dosjet hetimore në të cilat janë zbardhjet nga aplikacionet SKY dhe Enchrochat, në të cilat pretendoi se janë zyrtarë të lartë socialist, Berisha pohoi se veprimet e SPAK-ut kanë amnistuar krime elektorale, raporton A2 CNN.
Ish-kryeministri për shefin e SPAK-ut Altin Dumanin, tha se është i kapur nga grupet kriminale.
Kjo ishte konferenca e dytë e Berishës që pas lirimit nga arresti i shtëpisë duke premtuar se aktivitetet publike do të vijojnë me intensitet të lartë.