Ministria e Jashtme e Gjermanisë dënon sulmin terrorist në Zubin Potok
Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë e kanë dënuar ashpër sulmin terrorist në Zubin Potok, sulm ky i cili rrezikoi furnizimin me ujë dhe energji elektrike për qindra mijëra qytetarë të Kosovës. Përmes një shkrimi në ‘X’, Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë është solidarizuar me Kosovën, duke kërkuar që përgjegjësit të dalin…
Lajme
Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë e kanë dënuar ashpër sulmin terrorist në Zubin Potok, sulm ky i cili rrezikoi furnizimin me ujë dhe energji elektrike për qindra mijëra qytetarë të Kosovës.
Përmes një shkrimi në ‘X’, Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë është solidarizuar me Kosovën, duke kërkuar që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
“Gjermania bashkohet me Bashkimin Evropian në dënimin më të ashpër të sulmit terrorist të djeshëm ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës. Solidaritet i plotë me Kosovën. Ata që janë përgjegjës duhet të dalin para drejtësisë”, thuhet në reagim.
Kurse gjatë ditës Policia e Kosovës ka arrestuar tetë të dyshuar dhe kanë konfiskuar armatim, pas një operacioni të gjerë në veri në lidhje me shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit.
Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, ka thënë se gjatë sulmit në Ibër-Lepenc janë përdorur sasi të konsiderueshme e eksplozivit nga 15-20 kilogram. Sipas tij, se në bazë të hetimeve deri tash “kemi të bëjmë me një grup mirë të organizuar”.