Kaplohet nga zjarri një njësi e orëve në një objekt në Prishtinë, si pasojë lëndohen dy fëmijë
Një njësi e orëve është kapluar nga flakët mbrëmjen e sotme në një objekt në rrugën “Qamil Bala” në Prishtinë. Si pasojë e kësaj, të lënduar kanë mbetur dy fëmijë. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar Shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi. Gashi në një përgjigje të shkurtër me shkrim për lajmi.net…
Lajme
Një njësi e orëve është kapluar nga flakët mbrëmjen e sotme në një objekt në rrugën “Qamil Bala” në Prishtinë.
Si pasojë e kësaj, të lënduar kanë mbetur dy fëmijë.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar Shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi.
Gashi në një përgjigje të shkurtër me shkrim për lajmi.net ka konfirmuar se dy fëmijë kanë pësuar lëndime, e që të njëjtit po trajtohen nga ekipe mjekësore të posaçme.
Sipas tij, zjarri kishte qenë në siguresat e rrymës, e që shkaqet për shpërthimin e tij nuk dihen ende.
“Për këtë rast ju konfirmoj se ekipet e zjarrfikjes kanë marrë pjesë në këtë rast, zjarr kishte pasur në siguresa të rrymës. Ekipet mjekësore janë marrë me trajtimin e dy fëmijëve. Nuk dihen shkaqet dhe arsyet e lëndimit të tyre”, tha ai./Lajmi.net