Hyseni: Janë marrë shtretërit nga Pediatria dhe janë dërguar në Emergjencë e është pre shiriti
Zyrtari i lartë i LDK-së, Ekrem Hyseni, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mandatin e saj në krye të vendit për katër vite me radhë. Në emisionin DPT Fidani, ai ka thënë se qytetarët patën shpresë tek qeveri, por u doli e rrejshme dhe me propagandë. “Asnjëherë nuk është bërë propagandë me të gjitha pikat që…
Lajme
Zyrtari i lartë i LDK-së, Ekrem Hyseni, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mandatin e saj në krye të vendit për katër vite me radhë.
Në emisionin DPT Fidani, ai ka thënë se qytetarët patën shpresë tek qeveri, por u doli e rrejshme dhe me propagandë.
“Asnjëherë nuk është bërë propagandë me të gjitha pikat që janë bërë në fushatë, dhe që të kujdesen që të gjitha ato asnjë të mos realizohet. A është ndërtuar ndonjë autostradë? A e kanë përfunduar një rrugë? A ka përfunduar ndonjë projekt kapital i madh? Ura e Saradranit dhe Ura e Badocit që akoma nuk ka përfunduar”, tha Hyseni.
I pyetur për investimet në fushën e shëndetësisë nga Qeveria Kurti, Hyseni theksoi se ka raste kur janë marrë shtretër të një klinike tjetër dhe janë vendosur në një klinikë tjetër, sipas tij, kinse se janë të rinj.
“Cila qendër e mjekësisë ka filluar të ndërtohet në këtë kohë? E pamë në Mamushë një qendër e cila ka filluar të ndërtohet në kohën e Armend Zemajt, kemi parë renovim klinikash, por nuk kemi parë asnjë klinikë të re”.
“Kemi parë prerje shiritash të qendrës emergjente me gjashtë shtretër që janë sjellë nga Klinika e Pediatrisë për t’i bërë fotografit, ‘kozmetikë’. Kjo ka ndodhur!”, ka thënë Hyseni.