Kosova dhe Italia së shpejti me protokoll të bashkëpunimit në fushën e bujqësisë

Kosova dhe Italia së shpejti do të nënshkruajnë protokoll të bashkëpunimit në fushën e bujqësisë. Kështu ka njoftuar  përmes një postimi në Facebook ministri i Bujqësisë, Faton Peci. “Gjatë vizitës zyrtare në Itali, zhvillova takim shumë të frytshëm me homologun italian z.Francesco Lollobrigida me të cilin diskutuam mundësitë për mbështetje në rritjen e bashkëpunimit rajonal,…

Lajme

28/11/2024 18:22

Kosova dhe Italia së shpejti do të nënshkruajnë protokoll të bashkëpunimit në fushën e bujqësisë.

Kështu ka njoftuar  përmes një postimi në Facebook ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

“Gjatë vizitës zyrtare në Itali, zhvillova takim shumë të frytshëm me homologun italian z.Francesco Lollobrigida me të cilin diskutuam mundësitë për mbështetje në rritjen e bashkëpunimit rajonal, shkëmbimin e përvojave, projekte të përbashkëta si dhe rritjen e investimeve italiane në Kosovë.” ka shkruar Peci në Facebook.

Tutje Peci  ka shtuar se  ky është një hap pozitiv për zhvillimin ekonomik dhe sektorit të bujqësisë për Kosovën./Lajmi.net/