Rrëfimi interesant i Lirak Qelajt – Si u bë ushtar i UÇK-së?

Lirak Qelaj, ish-ushtar i UÇK-së, ka treguar arsyet që e shtyn të bëhej pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në një intervistë për Radio Klan Kosova. Qelaj shprehu se “represioni, okupimi dhe dëshira për me qenë të lirë” ishin motivet që e shtyn të luftonte dhe të rreshtohej si ushtar, në vitin 1998. Ai…

Lajme

28/11/2024 14:30

Lirak Qelaj, ish-ushtar i UÇK-së, ka treguar arsyet që e shtyn të bëhej pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në një intervistë për Radio Klan Kosova.

Qelaj shprehu se “represioni, okupimi dhe dëshira për me qenë të lirë” ishin motivet që e shtyn të luftonte dhe të rreshtohej si ushtar, në vitin 1998. Ai po ashtu ka përshkruar momentin e 28 Nëntorit të vitit 1998, ditën kur mori armën personale dhe e mbajti deri në fund të luftës.

“28 Nëntorin 98-të e kam prit në UÇK, atë ditë jam ba me armë teme personale dhe deri në fund të luftës kam qenë i lidhur me atë armë”.

Në mesazhin për brezat e rinj, Qelaj theksoi se liria nuk duhet të merret si diçka e sigurt, duke i kujtuar të rinjtë që liria është arritur me sakrificë dhe se gjithmonë duhet të jenë të gatshëm për ta mbrojtur atë kurdo që është në rrezik.

“Nuk është marre me pas ndjenjë kombëtare, kjo liri është  fitu me gjak me shumë mundim dhe populli ka përpjek shumë me dekada për me mbërri këtë ditë, mos ta nënçmojmë mos ta hedhim poshtë, të i’a dimë vlerën dhe mos ta marrim të mirëqenë lirinë, por sa herë rrezikohet liria duhet me u rreshtu me mbrojtë atë”, tha Qelaj.