​Konjufca: Isa Boletini me Ismail Qemalin, simbolika e ecjes së bashku e Kosovës me Shqipërinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca vizitoi sot Boletinin për nder të festës së 28 Nëntorit. Ai bëri homazhe dhe nderime te Kulla e Isa Boletinit. Ai ka potencuar se Isa Boletini së bashku me Ismail Qemailin janë simbolika e ecjes së bashku e Kosovës me Shqipërinë për lirinë e përbashkët. “Në këtë ditë…

Lajme

28/11/2024 14:16

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca vizitoi sot Boletinin për nder të festës së 28 Nëntorit. Ai bëri homazhe dhe nderime te Kulla e Isa Boletinit.

Ai ka potencuar se Isa Boletini së bashku me Ismail Qemailin janë simbolika e ecjes së bashku e Kosovës me Shqipërinë për lirinë e përbashkët.

“Në këtë ditë të bekuar për kombin shqiptar, 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, erdhëm për ta nderuar heroin e madh të kombit shqiptar, Isa Boletinin, sepse aty ku ishte Ismail Qemali aty ishte edhe Isa Boletini. Me fjalë tjera kjo tregon pandashmërinë e Kosovës prej Shqipërisë sepse pavarësia nuk ishte thjeshtë një pavarësi e Shqipërisë…ishte pavarësi e shqiptarëve, kudo që jetojnë ata. Ne këtë kuptim ne festojmë edhe sot. Isa Boletini së bashku me Ismail Qemailin është simbolika e ecjes së bashku e Kosovës me Shqipërinë për lirinë e përbashkët”, ka thënë Konjufca.

Pjesë e delegacionit ishin edhe disa ministra nga kabineti qeveritar dhe deputetë të mazhorancës.