Provokojnë serbët, djegin flamujt e Kosovës dhe të Shqipërisë në ditën e Flamurit
Grupi i rrezikshëm i rrjeteve sociale “Koridor” shumë shpesh publikon video e fotografi provokuese e propaganduese, nacionaliste serbe. Në ditën e Flamurit shqiptar, ata kanë publikuar disa fotografi e video derisa disa të rinj djegin flamujt e Kosovës dhe të Shqipërisë. Këtë ata e kanë bërë mëngjesin e hershëm të ditës së sotme, pikërisht në…
Lajme
Grupi i rrezikshëm i rrjeteve sociale “Koridor” shumë shpesh publikon video e fotografi provokuese e propaganduese, nacionaliste serbe.
Në ditën e Flamurit shqiptar, ata kanë publikuar disa fotografi e video derisa disa të rinj djegin flamujt e Kosovës dhe të Shqipërisë.
Këtë ata e kanë bërë mëngjesin e hershëm të ditës së sotme, pikërisht në ditën kur shqiptarët festojnë përvjetorin e Pavarësisë, ditën e Flamurit.
“Mirëmëngjesi, duhet të jetë mirë kur e shihni këtë, apo jo?”, shkruan në përshkrimin e videove të shumta të momentit kur serbët djegin flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë që ishin të lidhur me njëri-tjetrin.
Akte të tilla janë të ndaluara edhe me ligjet e Kosovës.
Në nenin 157 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës /Keqpërdorimi i emblemave ndërkombëtare, thuhet se kushdo që keqpërdor ose mban pa autorizim flamurin apo emblemën e Kombeve të Bashkuara, të Kryqit të Kuq ose të Shoqërisë së Hënës së Kuqe apo simbolet që korrespondojnë me to apo ndonjë tjetër emblemë ndërkombëtare që njihet si mbrojtje e objekteve të caktuara nga operacionet ushtarake, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.