28 Nëntori, Kurti: Sot e kemi më të lehtë të bëhemi bashkë, e të jemi bashkë sepse duhet të qëndrojmë bashkë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Vlorë në 112 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, nga ku edhe e ka uruar festën. Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se idealet, parimet dhe synimi për arritjen e pavarësisë së Shqipërisë, ishin ç’ka bashkuan mendimtarë e veprimtarë patriotë të kombit më 28…

Lajme

28/11/2024 12:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Vlorë në 112 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, nga ku edhe e ka uruar festën.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se idealet, parimet dhe synimi për arritjen e pavarësisë së Shqipërisë, ishin ç’ka bashkuan mendimtarë e veprimtarë patriotë të kombit më 28 Nëntor 1912.

“Na lanë një trashëgimi historike e detyrë kombëtare, që atdheun ta duam, ta mbrojmë, ta përparojmë. Sot e festojmë atë ditë, me shumë herë më pak vuajtje sesa në të kaluarën. E kemi më të lehtë sot të bëhemi bashkë, e të jemi bashkë. Sepse duhet të qëndrojmë bashkë. Për sa më shumë zhvillim e demokraci, mirëqenie e prosperitet për qytetarët tanë në Kosovë e në Shqipëri.
Këtë 28 Nëntor, me presidentin Begaj, kryeministrin Rama, kryeparlamentaren Spiropali e shumë miq e personalitete, e festuam në Vlorën e Pavarësisë, në qytetin që shënoi themelimin e shtetit shqiptar. Dita e sotme e forcon tek të gjithë shqiptarët, ndërgjegjen dhe krenarinë kombëtare”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: