Flamuri “Kuq e Zi” ngritet në New York, Adams: Shqiptarët kanë formësuar shumë nga lagjet tona

Festa e 28 nëntorit ka filluar të festohet më herët edhe në New York. Kjo një ngjarje e rëndësishme për të gjithë shqiptarët . Në Bronx, e cila njihet si lagje ku jetojnë shumë shqiptarë është ngritur flamuri “Kuq e Zi”, një ditë para shënimit të 112-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Me këtë…

Lajme

28/11/2024 12:26

Festa e 28 nëntorit ka filluar të festohet më herët edhe në New York. Kjo një ngjarje e rëndësishme për të gjithë shqiptarët .

Në Bronx, e cila njihet si lagje ku jetojnë shumë shqiptarë është ngritur flamuri “Kuq e Zi”, një ditë para shënimit të 112-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Me këtë rast kryebashkiaku, Eric Adams, e vlerësoi lart rolin e shqiptarëve.

“Sot, në prag të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, ne ngritëm flamurin e tyre si simbol i lidhjes sonë si njujorkezë dhe frymës së Getting Stuff Done së bashku”, ka shkruar Adams.

Ndryshe Adams u shpreh se shqiptarët kanë formësuar shumë nga lagjet e New York ku dhe kanë ndarë shumë nga kultura e tyre.

“Nga Bronx në Queens, shqiptarët kanë formësuar shumë nga lagjet tona dhe kanë ndarë shumë nga kultura e tyre me qytetin tonë”, tha ai. /Lajmi.net/