Homazhe në Prekaz, Gashi: Gjaku i familjes Jashari u bë dritë për lirinë tonë

Kryetari i Komunës se Obiliqit, Xhafer Gashi në shënimin e 112-vjetorit të mëvetësisë, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, Gashi ka kujtuar sakrificën e familjes Jashari për liri e pavarësi, për çfarë u shpreh së “falë tyre populli shqiptar gëzon lirinë’. “Nuk mund të…

Lajme

28/11/2024 11:50

Kryetari i Komunës se Obiliqit, Xhafer Gashi në shënimin e 112-vjetorit të mëvetësisë, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, Gashi ka kujtuar sakrificën e familjes Jashari për liri e pavarësi, për çfarë u shpreh së “falë tyre populli shqiptar gëzon lirinë’.

“Nuk mund të kalosh në Prekaz pa e kujtuar familjen Jashari pa i kujtuar thëniet e Hamëz Jasharit kur thoshte së këtu do ta bëjmë vdekjen. Pikërisht gjaku i tyre u bë dritë dhe ne sot po e gëzojmë lirinë”, tha Gashi.

Sot mbushen 112 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 1912 në Vlorë. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë erdhi pas përpjekjeve gati 500-vjeçare të popullit shqiptar nga Perandoria Osmane, e cila pushtoi trojet shqiptare, 10 vjet pas vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeu më 17 janar 1468.