Pezullohet nga puna mësuesi nga Prishtina që nuk e lejoi të hyjë në shkollë nxënësen veshur me tesha kombëtare
Dje në shkollat e Kosovës me muzikë e veshje patriotike është festuar dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntori. Ndonëse fëmijët me mësuesit e tyre dje kanë performuar bashkë në programe festive, kjo nuk ndodhi te të gjitha shkollat. Mësuesi i gjuhës angleze në shkollën “Xhemajl Mustafa”, Muhamed Hajredinaj nuk e lejoi nxënësen 11-vjeçare të…
Lajme
Dje në shkollat e Kosovës me muzikë e veshje patriotike është festuar dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntori.
Ndonëse fëmijët me mësuesit e tyre dje kanë performuar bashkë në programe festive, kjo nuk ndodhi te të gjitha shkollat.
Mësuesi i gjuhës angleze në shkollën “Xhemajl Mustafa”, Muhamed Hajredinaj nuk e lejoi nxënësen 11-vjeçare të mbante mësimin për shkak se po mbante plisin dhe kishte të veshura rrobat me motive kombëtare për festën e 28 Nëntorit.
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku Sadriu ka njoftuar se i njëjti është pezulluar nga puna dhe do të përballet me masa ligjore.
Ajo ka thënë se me shumë keqardhje ka marrë lajmin për incidentin e papranueshëm.
Postimi i saj i plotë:
I shqetësuar nga sjellja e mësuesit, Agim Kita, babai i 11-vjeçares dje tha se me t’u lajmëruar nga vajza për largimin e saj nga klasa, ka paraqitur ankesë në shkollë kundër mësuesit Hajredinaj.
Kita beson se veprimi i mësuesit është i shtyrë nga bindjet fetare të tij.
Shkolla do mbante programin festiv per nderë të pavarësisë së Shqipërisë dhe objekti ishte i stërmbushur me nxënës te cilët ishin të vesh kuq dhe zi, por përse arsimtari perzgjedhi pikërisht vajzën e Kitës që ta përjashtonte?
Për sjelljet e papërshtatshme të mësuesit të anglishtës janë në dijeni edhe drejtuesit e shkollës.
Zëvendësdrejtori Berisha thotë se ankesa ndaj mësuesit Muhamed Hajredinaj janë pranuar edhe më parë për probleme të natyrës së ngjashme.
Ai tha se lëndët kundër mësuesit shkolla i ka adresuar në Ministrinë e Arsimit, të cilët ende nuk kanë nxjerrë vendim përfundimtar.
11-vjeçarja u rikthye sërish në klasë gjatë ditës së mërkurë për të vijuar mësimin.
Kjo megjithatë ndodhi vetëm pas insistimit të zëvendësdrejtorit, i cili u informua nga prindi i saj për ngjarjen.
Muhamed Hajredinaj, mësues në shkollën “Xhemajl Mustafa”, sipas të dhënave publike, figuron drejtues i një biznesi privat që merret me kurse të gjuheve të huaja, përfshirë anglishten dhe arabishten, si dhe me përkthime të tjera profesionale.