Kurti uron Von der Leyen: Mezi presim të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën drejt anëtarësimit në Union
Ligjvënësit e Bashkimit Evropian miratuan ekipin e Ursula von der Leyen për mandatin e saj të dytë. Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me anë të një postimi në platformën “X” e uroi presidenten e Komisionit të BE-së për formimin me sukses të Komisionit të ri. “Mezi presim të punojmë së bashku për ta çuar…
Lajme
Ligjvënësit e Bashkimit Evropian miratuan ekipin e Ursula von der Leyen për mandatin e saj të dytë.
Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me anë të një postimi në platformën “X” e uroi presidenten e Komisionit të BE-së për formimin me sukses të Komisionit të ri.
“Mezi presim të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën drejt anëtarësimit në Union”, shkroi ai në postim.
Congratulations to EU Commission President @vonderleyen on successfully forming the new Commission. We look forward to working together to advance Kosova towards joining the Union.
— Albin Kurti (@albinkurti) November 27, 2024