Kurti pret në takim kryetarin e Morbach-ut, shqiptarin Arianit Besiri

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë ditës së sotshme ka pritur në takim  Arianit Besiri, kryetar i Komunës së Morbach-ut, në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar Besiri nga një refugjatë i luftës  dhe tashmë  kryetar i komunës Morbach. “Tash ai ka fituar zgjedhjet për kryetar të komunës në…

Lajme

27/11/2024 20:11

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë ditës së sotshme ka pritur në takim  Arianit Besiri, kryetar i Komunës së Morbach-ut, në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar Besiri nga një refugjatë i luftës  dhe tashmë  kryetar i komunës Morbach.

“Tash ai ka fituar zgjedhjet për kryetar të komunës në Morbach, në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë në zgjedhjet lokale të mbajtura atje, për më tepër si socialdemokrat. Mërgata jonë tashmë përveçse e integruar mirë në vendet ku banojnë e zhvillojnë veprimtaritë e tyre, po japin edhe një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën shoqërore, politike e ekonomike”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Tutje Kurti shtoi  se kur  kur e kuptoi që Besiri është në Kosovë, nuk kishte se si mos ta takojë e ta pret në Kryeministri, për ta uruar dhe për ta siguruar për mbështetjen dhe bashkëpunimin./Lajmi.net/