Bajrami ironizon me premtimin e Kurtit për fabrikën e municionit, ia kujton atë të keçapit që s’e bëri
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ironizuar sot me vendimin e Qeverisë Kurti për fillimin e procedurave për ndërtimin e një fabrike të municionit. Bajrami ia ka kujtuar Kurtit premtimin për fabrikën e keqapit në Kosovë që s’është realizuar për këto katër vite. Ajo me ironi ka thënë se meqë i shkuan katër vite dhe…
Lajme
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ironizuar sot me vendimin e Qeverisë Kurti për fillimin e procedurave për ndërtimin e një fabrike të municionit.
Bajrami ia ka kujtuar Kurtit premtimin për fabrikën e keqapit në Kosovë që s’është realizuar për këto katër vite.
Ajo me ironi ka thënë se meqë i shkuan katër vite dhe s’mundi ta bëjë, tash po e nis fabrikën e municionit.
“A e mbani mend premtimin e Albinit për ndërtimin e një fabrike të keqapit?Eh, pasiqë shkuan 4 vite atë s’mundi ta ndërtojë e sot tha hajt se po e fillojmë një fabrikë të municionit. Besoj deri me 9 shkurt e ndërton. Si të ndërtojnë fabrikën e municionit, po e hapshin Urën e Ibrit.Propaganda nuk kalon, mashtrimeve u erdhi fundi”, ka shkruar Bajrami.