Mehaj: FSK-ja është mishërim i profesionalizmit, përkushtimit dhe sakrificës
Ish-Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj ka uruar për Ditën e Forcës. Përmes një postimi në rrjetin socail në Facebook, Mehaj ka thënë se FSK-ja është mishërim i profesionalizmit, përkushtimit dhe sakrificës. ‘’Dita e Forcës/ dita e ushtris së Kosovës është një moment i veçantë për të nderuar dhe festuar rolin jetik të kësaj force në…
Lajme
Ish-Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj ka uruar për Ditën e Forcës.
Përmes një postimi në rrjetin socail në Facebook, Mehaj ka thënë se FSK-ja është mishërim i profesionalizmit, përkushtimit dhe sakrificës.
‘’Dita e Forcës/ dita e ushtris së Kosovës është një moment i veçantë për të nderuar dhe festuar rolin jetik të kësaj force në mbrojtjen dhe sigurinë e Kosovës. FSK-ja është mishërim i profesionalizmit, përkushtimit dhe sakrificës, duke qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe duke mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e vendit tonë’’, ka thënë Mehaj.
Më tutje ai ka thënë se kjo ditë simbolizon jo vetëm zhvillimin dhe arritjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, por edhe përkushtimin e saj për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin rajonal e ndërkombëtar.