Arrestohet një person në Prishtinë që dyshohet se mori kredi përmes dokumenteve false
Policia ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për mashtrim në Prishtinë. Ai dyshohet se duke ju siguruar dokumente dhe kontrata pune të falsifikuara tre personave, kanë mashtruar duke marrë kredi në një bankë. “Rasti është raportuar në muajin mars të këtij viti, ku dyshohet se personi i arrestuar, duke ju siguruar dokumente…
Lajme
Policia ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për mashtrim në Prishtinë.
Ai dyshohet se duke ju siguruar dokumente dhe kontrata pune të falsifikuara tre personave, kanë mashtruar duke marrë kredi në një bankë.
“Rasti është raportuar në muajin mars të këtij viti, ku dyshohet se personi i arrestuar, duke ju siguruar dokumente e kontrata pune të falsifikuara, tre personave, në bashkëpunim me ta kanë mashtruar duke marrë kredi në një bankë.”
“Ndërkohë që hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale, personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”