Paralajmërohet fushata për luftën kundër dhunës me bazë gjinore

Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada e Britanisë së Madhe do të organizojë fushatën për luftën kundër dhunës me bazë gjinore. Fushata flet në mënyrë specifike për moshat 18-34 vjeç, pasi hulumtimi ka treguar, se ata ishin më të përshtatshëm për mesazhet e barazisë gjinore, dhe ata kishin më shumë gjasa të konsideronin raportimin dhe ndërhyrjen.…

Lajme

27/11/2024 14:07

Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada e Britanisë së Madhe do të organizojë fushatën për luftën kundër dhunës me bazë gjinore.

Fushata flet në mënyrë specifike për moshat 18-34 vjeç, pasi hulumtimi ka treguar, se ata ishin më të përshtatshëm për mesazhet e barazisë gjinore, dhe ata kishin më shumë gjasa të konsideronin raportimin dhe ndërhyrjen.

Në konferencë për media ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe ambasadori britanez Jonathan Hargreaves, shprehën mirënjohjen e tyre për bashkëpunim.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se kjo qasje ndërmjet ministrisë dhe ambasadës e ka bërë të mundur krijimin e kësaj fushate, e cila shfrytëzon energjinë e brezit të ri.

“Krijimi i kësaj fushate është një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit tonë. Kjo qasje ka bërë të mundur krijimin e kësaj fushate që nuk është vetëm motivuese por edhe frymëzuese. Fushata shfrytëzon energjinë dhe hapjen e këtij brezi”, tha Haxhiu.

Ndërsa, Hargreaves shtoi se ministria e Drejtësisë është e fokusuar në prioritetet e përbashkëta.

“Dhuna ndaj të tjerëve ta llogarisim si problem që duhet luftuar. Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova krejt i kanë parë këto kriza. Shërbimi ka qenë në gjendje të punoj me ministrinë e Drejtësisë e cila është e fokusuar në prioritetet tona të përbashkëta”, shtoi ai.