Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, reagon ministri Maqedonci: Akt terrorist i izoluar
Dy granata dore janë hedhur mbrëmë në stacionin policor në veri të vendit, saktësisht në Zvecan. Në lidhje me këtë rast Policia e Kosovës njoftoi sot se për fat të mirë nuk ka persona të lënduar. “Me datën 26.11.2024 rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë hedhur dy granata dore në oborrin e Stacionit Policor…
Lajme
Dy granata dore janë hedhur mbrëmë në stacionin policor në veri të vendit, saktësisht në Zvecan.
Në lidhje me këtë rast Policia e Kosovës njoftoi sot se për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.
“Me datën 26.11.2024 rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë hedhur dy granata dore në oborrin e Stacionit Policor në Zveçan. Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar dëme materiale, mirëpo nuk është raportuar për të lënduar. Në lidhje me këtë rast në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante të cilat kanë kryer vendshikimin, gjithashtu është njoftuar edhe Njësia e Krimeve të Rënda, të cilët janë duke punuar intensivisht për të zbuluar autorët e këtij sulmi. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”,u than ë njoftim.
E në lidhje me këtë sulm është deklaruar edhe ministri i Mbrotjes, Ejup Maqedonci.
Maqedonci këtë sulm e cilësoi si “akt terrorist të izoluar”.
Ministri bëri të ditur se FSK është e gatshme për tu ballafaquar me çdo kërcënim dhe rrezik që i paraqitet vendit tonë.
“Rasti i djeshëm më shumë është çështje e MPB, pra Policisë së Kosovës, duke qenë që është një akt terrorist i izoluar por i ndërlidhur me aktet e vazhdueshme që grupet e ndryshme paramilitare kanë ndërmarrë kundër vendit tonë duke përfshirë edhe synimin për të aneksuar pjesë të territorit tonë në 24 shtatorin e vitit të kaluar”, ka thënë Maqedonci.
Maqedonci ka shtuar se përfshirja e FSK-së në katër komunat veriore bëhet pas një koordinimi paraprak me KFOR-
E nga Policia e Kosovës janë dënuar ashpër këto veprime të rrezikshme duke apeluar tek qytetarët që të bashkëpunojnë me autoritetet për të ndihmuar në identifikimin e autorëve të këtij sulmi./Lajmi.net/